Reçica fton të dielën qytetarët dhe simpatizantët e PDK-së të marrin pjesë në hapjen e fushatës në Ferizaj

10 janar 2025 | 15:04

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve që të dielën të marrin pjesë në hapjen e fushatës elektorale në Ferizaj për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se në hapjen e kësaj fushate do të bëhet prezantimi i kandidatëve për deputetë dhe plani qeverisës i kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza.

“Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj Ju ftoj të merrni pjesë më 12 janar 2025, ora 16:30, në Palestrën e Sporteve ‘Bill Clinton’ në Ferizaj, në hapjen e fushatës së PDK-së, dega në Ferizaj ku do të bëhet prezantimi i kandidatëve për deputetë si dhe plani ynë për një Kosovë më të mirë, nën udhëheqjen e kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza. Bashkohuni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë! #PDK131 #MaMirë #BedriHamzakryeministër”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo vetëm merkato në dalje, Partizani lëviz edhe në hyrje…