Reçica: Gjuriqit ju tregua se Kosova është shtet
28 mars 2018
| 20:40
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit, i është treguar se Kosova është shtet.
Reçica ka theksuar se zyrtarët serbë me deklaratat e tyre vazhdimisht kanë tensionuar situatën.
“Vazhdimisht gjatë këtyre vizitave zyrtarët serbë kanë shkaktuar tensione. Gjuriq gjithmonë me triumfalizëm ka deklaruar: unë jam në shtetin tim, pra duke përdorur terma fyese. Në këtë rast i është treguar se shteti ekziston. Kjo ka mundur të bëhet edhe më herët, por Kosova po shkon duke i hequr problemet një nga një”, ka theksuar ai në emisionin “Monitor”.