Reçica ua dorëzon pensionistëve të dhënat zyrtare të viteve 1990-1998

07 shtator 2018 | 13:23

Duke zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, që i jep të drejtë Federatës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, për qasje në të dhënat zyrtare të pensionistëve të Kosovës të pensionuar në periudhën 1990-1998, të premten ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim Shaban Kelmendin, përfaqësues i autorizuar i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Këtij të fundit ministri Reçica ia ka dorëzuar të dhënat zyrtare të mbi 80.000 pensionistëve të kësaj periudhe.

Me këtë rast, Reçica ka thënë MPMS-ja është duke përmbushur një obligim ligjor dhe moral ndaj pensionistëve të Kosovës, duke theksuar se MPMS-ja mbetet e përkushtuar t’u dalë zot të gjithë pensionistëve në vend.

Nga ana tij, Shaban Kelmendi, ka falënderuar ministrin Reçica për pritjen dhe përkushtimin për të realizuar kërkesën e Federatës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Bernard Challandes, ka thënë se Kosova synon të kualifikohet…