Reçica i inkurajoi prodhuesit në Kosovë të avancojnë produktet e tyre
Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica brenda kapaciteteve që ka, do të jetë gjithmonë mbështetëse e prodhimeve vendore. “Inkurajoj të gjithë prodhuesit në Kosovë që të avancojnë produktet e tyre, veçanërisht ato nga materialet e reciklueshme, në mënyrë që të jenë konkurent edhe për eksport”, ka thënë Recica.
Postimi i plotë në profilin e vet në “Facebook”:
Bashkë me prodhuesit vendorë, sot gjatë “Festivalit të Gjelbër” theksuam rëndësinë e fuqizimit të prodhimeve dhe shërbimeve vendore, sidomos atyre që kanë të bëjnë me ruajtjen e natyrës dhe ambientit. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, brenda kapaciteteve që ka, do të jetë gjithmonë mbështetëse e prodhimeve vendore dhe inkurajoj të gjithë prodhuesit në Kosovë që të avancojnë produktet e tyre, veçanërisht ato nga materialet e reciklueshme, në mënyrë që të jenë konkurent edhe për eksport.