Reçica i lumtur që MPMS-ja ka realizuar 100% të aktiviteteve të parapara për vitin 2018
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se është shumë i lumtur që edhe raporti i Lëvizjes FOL ka evidentuar se ministria që drejton ka realizuar 100 për qind të aktiviteteve të parapara për vitin 2018.
“Vitin 2018 në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e patëm shpallur si vit të reformave në të gjitha fushat që mbulojmë. Përkushtimi dhe menaxhimi në realizimin e aktiviteteve të parapara në plan ka qenë maksimal. Jam shumë i lumtur që edhe raporti i Lëvizjes FOL ka evidentuar se MPMS ka realizuar 100% të aktiviteteve të parapara për vitin 2018”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Jam i nderuar që udhëheq me një dikaster që në fokus ka mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve. Nuk do të resht së angazhuari për avancim të mirëqenies së qytetarëve dhe përmbushjen e obligimeve ligjore dhe morale ndaj tyre”, ka shkruar ministri Reçica.
/Epoka e re/