Reçica i ofron bashkëpunim Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat
26 tetor 2018
| 16:27
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka pritur në takim në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Reçica dhe Azemi kanë diskutuar rreth gjendjes së punëtorëve në sektorin privat dhe formave të bashkëpunimit, me theks të veçantë rreth ngritjes së vetëdijes sa i përket respektimit të masave për siguri dhe shëndet në vendin e punës.
Ministri Reçica ka thënë se MPMS-ja ka ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim dhe ka ofruar mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me këtë sindikatë në çdo nismë që ka për qëllim përmirësimin e situatës sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë për punëtorët.
/Epoka e re/