Reçica ishte mysafir në familjen e Jeton Topallit, humanistit dhe biznesmenit të suksesshëm në diasporë
Deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) gjatë vizitave dhe qëndrimit me mërgimtarët në Zvicër, ai ishte mysafir në familjen e Jeton Topallit, familjar i devotshëm, humanist e biznesmen i suksesshëm.
Reçica ka zhvilluar takime të shumta dhe në vende nga më të ndryshmet, që nga selitë e Universiteteve, në konsullatat dhe ambasadat e shtetit tonë, në kompanitë ku pronarë janë bashkatdhetarët tanë, në klube e restorante të ndryshme. Por, ai thotë se më e këndshmja dhe më përmbatësorja ishte mikpritja në familjet e mërgimtarëve tanë.
“Ishte kënaqësi e veçantë që të jem mysafirë në familjen e Jeton Topallit, familjar i devotshëm, humanist e biznesmen i suksesshëm! Përveç mikpritjes tradicionale, si zakonisht nuk munguan dhuratat prej fëmijëve të tij të mrekullueshëm, vajzës Jetarës dhe djalit Arnitit”, ka shkruar Reçica.