Reçica jep lajmin e mirë: Projektligji i Punës së shpejti në Parlament
Projektligji i punës dhe i pushimit të lehonisë së shpejti do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një statusi në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.
“Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që Projektligji i Punës dhe Pushimit të lehonisë dhe prindëror të miratohet nga Qeveria deri më datën 15 Dhjetor 2020”, ka shkruar ministri Reçica.
Gjithashtu, ministri Skender Reçica, ka thënë se, ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të reformave që kam filluar të ndërmarr si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, për më shumë të drejta për të gjithë punëtorët në vendin tonë e në harmoni me standardet Evropiane të marrëdhënies së punës.