Reçica: Kemi përmbushur me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet

28 gusht 2018 | 01:50

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se ka përmbushur me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet e parapara në planin e veprimit për Reformë të Agjendës Evropiane(ERA).

Postimi i plotë i tij:

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përmbushur me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet e parapara në planin e veprimit për Reformë të Agjendës Evropiane(ERA). Një gjë e tillë u konfirmua edhe sot gjatë takimit të Këshillit Ministror, ku u diskutua rreth zbatimit të planit të veprimit të reformës së agjendës evropiane dhe zbatimit të Planit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim(MSA).

Gjatë takimit theksova se MPMS është përherë e përkushtuar në përmbushjen e detyrave që dalin nga reforma e agjendës evropiane dhe theksova se ne kemi përmbushur edhe disa masa të MSA-së dhe jemi në fazën e përmbushjes së masave të tjera, të cilat shpresojmë se do të realizohen brenda këtij viti.

Image may contain: table and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Bytyqi Vetëm ndonjë jashtëtokësor mund të thotë se procesi…