Reçica: Me Bedri Hamzën kryeministër, shëndetësia do të jetë e qasshme dhe cilësore për çdo qytetar të Kosovës
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një tubim masiv me mbi 1000 mjekë, infermierë, farmacistë dhe personel shëndetësor.
Kandidati për deputet, Elmi Reçica i cili garon me numrin 17 në listën zgjedhore ka deklaruar se ishte impresionuese takimi me punonjësit shëndetësorë të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Në takimin impresionues me punonjësit shëndetësorë të Kosovës, u prezantua vizioni i kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza, ku shëndetësia moderne me pacientin në qendër është prioritet.
Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, barnat falas për të moshuarit me sëmundje kronike, investimet në teknologji dhe mbulimi shëndetësor universal janë shtyllat kryesore të planit qeverisës të PDK-së.
Me Bedri Hamzën kryeministër, shëndetësia do të jetë e qasshme dhe cilësore për çdo qytetar të Kosovës.
#PDK131
#MaMirë
#BedriHamzaKryeministër