Reçica: Mërgata po i rikthehet PDK-së

14 nëntor 2024 | 17:21

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), vikendin që lëmë pas ka mbajtur tubime me mërgatën në Munich dhe Stuttgart të Gjermanisë.

Aty kanë marr pjesë kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, drejtuesi i Departamentit për Diasporën në PDK, Elmi Reçica, si dhe kandidatë për deputetë.

Nga ky tubim madhështor, rreth 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani i janë bashkuar ekipit të kandidat të PDK-së për kryeministër.

Kanal10 e ka përcjellë nga afër këtë ngjarje, ku edhe ka raportuar në kohë reale.

Drejtues i Departamentit për Diasporën, Elmi Reçica ka folur më gjerësisht për këtë organizim.
“Këtë javë kemi pasur tri evente jashtëzakonisht të mira, në Munchen dhe Sttutgart, kandidati për deputet nga PDK-ja, Isak Neziri ka organizuar 240 student që për herë të parë janë kyqur në parti, janë student që studiojnë dhe veprojnë në Gjermani, dhe ka qenë një event që nuk është parë më parë, jo vetëm te partitë demokratike por në asnjë organizim apo mekanizëm tjetër”, tha ai.

Reçica ka thënë se aderimi i 240 studentëve është një sukses për PDK-në dhe Kosovën.

“Të aderojnë 240 studentë, z.Neziri këtu ka punuar tash e një vit, jo vetëm por me ekip dhe vetë vullneti i tyre që më qenë pjesë e PDK-së, dëshmon që PDK-së po i rikthehet ajo energji dhe ajo moshë, po i besojnë PDK-së. Për katër vite të qeverisjes së tanishme nuk është bërë asnjë mbështetje dhe për 4 vite afër 200 mijë të rinjë e kanë lëshuar Kosovën.

Tutje Reçica ka thënë këto tubime madhështore dëshmojnë se diaspora po i rikthehet PDK-së, si alternativa më e mirë për Kosovën.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim.

https://youtu.be/PMFJ-lrcKk4

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…