Reçica, mërgatës: Regjistrimi i popullsisë, kyç për të ardhmen e shtetit tonë

04 maj 2024 | 12:12

Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica, u ka bërë thirrje mëgatës që të marrin pjesë në rexhistrimit e tyre që është organizuar nga Agjensia e Statistikave të Kosovës. Reçica përmes një mesazhi në “Facebook” ka ftuar të gjithë Diasporën që deri me 17 maj të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Thirrja e plotë e Reçicës:
Të dashur mërgimtar, rexhistrimi i popullsisë është kyq për të ardhmen e shtetit tonë. Në këtë kuadër rexhistrimit i mërgatës është i domosdoshëm, në mënyrë që të projektojmë periudhë e ardhshme 10 vjeçare duhet të dijmë; numrin, potencialin, shkollimin, orientimin, dhe gjendjen socio-ekonomie të mërgatës.
Prandaj të dashur mërgimtarë rexhistrohuni sepse jeni pjesë e pandashme e atdheut. Rexhistrohuni në E-diaspora deri më datën 17 maj.

https://www.facebook.com/share/v/5R9KG328ukesZ7QC/?mibextid=qi2Omg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka është shndërruar në një lider për Bayer Leverkusen…