Reçica merr përkrahje: Entuziazëm dhe mbështetje për PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër
12 janar 2025
| 12:03
Kandidati për deputet nga PDK-ja, me numër 17, Elmi Reçica, mbrëmë është pritur në Sazli, tek kushërinjtë e tij, në shtëpinë e Besnik Reçicës.
Reçica ka thënë se ka shumë entuziazëm dhe mbështetje për PDK-në dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër.
“Mbrëmë në Sazli, tek kusherinjtë e mi, në shtëpinë e Besnik Reçicës, entuziazëm dhe mbështetje për PDK-në dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër. Diskutuam vizionin e PDK-së për një Kosovë më të mirë, të zhvilluar ekonomikisht, me mirëqenie qytetare dhe me institucione të përgjegjshme. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin!”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.