Reçica: Ministrinë e Infrastrukturës e udhëheqë Hysen Durmishi, Grupin Parlamentar të VV-së Dejona Mihali
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike, Elmi Reçica ka folur sot në Kuvend rreth numrit të madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Duke numëruar shkeljet e ligjit dhe të Kushtetutës nga Vetëvendosje, pasi deputetët e saj e braktisën sallën e Kuvendit, Reçica tha se të gjithë e dimë që Ministrinë e Infrastrukturës e udhëheqë zv.Ministri Hysen Durmishi dhe se tërë Grupin Parlamentar të VV-së e udhëheqë Dejona Mihali.
“…Të gjithë e dijnë vetëm nëse e shikojmë në televizionin dhe se i përcjellim punimet në Infrastrukturë e dijmë që zv.Ministri Hysen Durmishi ftohet edhe zyrtarisht përmes ZKM-së, të jetë prezent aty dhe realisht ai është njeriu që e udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës. Dhe kjo është një shkelje edhe Kushtetuese edhe ligjore edhe e dëshmon paralelizmin që ekziston brenda Qeverisë së Albin Kurtit dhe e dëshmon që metodologjia të cilën e ka përdorur LVV e përdorë edhe sot edhe këtu në Kuvend dhe jo rastësisht është fakt i padiskutueshëm që Grupin Parlamentar ose Qeverinë e Vetëvendosjes e udhëheqë Dejona Mihali”, tha ai.