Reçica në Ferizaj prezanton vizionin e PDK-së për bizneset: Do të ofrojmë lehtësira dhe eliminim të barrierave

04 shkurt 2025 | 13:57

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, para biznesmenëve ka shpalosur vizionin e kësaj partie dhe Bedri Hamzës për mbështetjen e sektorit privat.

Ai ka thënë se “PDK-ja do të ofrojë lehtësime fiskale, eliminim të barrierave burokratike dhe subvencione për rritjen dhe modernizimin e bizneseve”.

“Në takimin me përfaqësues të bizneseve në Ferizaj, diskutuam rreth sfidave me të cilat përballen bizneset dhe shpalosëm vizionin e PDK-së dhe Bedri Hamzës për mbështetjen e sektorit privat. PDK-ja do të ofrojë lehtësime fiskale, eliminim të barrierave burokratike dhe subvencione për rritjen dhe modernizimin e bizneseve. Gjithashtu, do të investohet në përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike për një ambient më të favorshëm për sipërmarrësit. Më 9 shkurt, votojmë për një ekonomi të fortë dhe mundësi të reja për bizneset vendore! #PDK131 | #MaMirë #BedriHamzaKryeministër”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Elmi Reçica në listën e PDK-së garon me numrin 16.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet me numër 39, Faton Abdullahu,…