Reçica në München, PDK-ja nis shtrirjen edhe në Gjermani

07 maj 2022 | 22:17

Udhëheqësi i Komisionit të PDK-së për Organizim në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica po qëndron në Gjermani, nga ku ka njoftuar për shtrirjen e strukturave të partisë edhe në këtë shtet.

Reçica mbrëmë ishte në München të Gjermanisë, ku u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Bavari.

“Takimin e hapi, kryetari Isak Neziri. Të pranishëm në këtë takim ishin intelektualë, shkrimtarë e veprimtarë të shquar të cilët kanë kontribuar dhe ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat. Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të zgjerohet në mërgatë, për t’i ofruar mundësi reale mërgatës sonë, që të bashkangjiten rrugëtimit të përbashkët për t’a ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, biznesmeni i cili tani jeton dhe vepron…