Reçica në Nordrhein-Westfalen, takon bashkatdhetarët e gatshëm për rikthim të fuqishëm të PDK-së në diasporë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporën brenda PDK-së, Elmi Reçica, ka vazhduar me takime intensive në Gjermani, ku ka marrë premtimin e bashkatdhetarëve për rikthim të fuqishëm të PDK-së në Diasporë.
Z. Reçica ka shkruar se gjatë takimeve “u vërejt një gatishmëri e lartë si asnjëherë më parë për fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Diasporë si dhe rikthimin e saj në krye të shtetit me qëllim të kthimit të dinjitetit qytetarë dhe qeverisjes së mirë”.
Postimi i plotë:
Mbrëmë pata një takim me veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare dhe me aktivistë të PDK-së të Republikës së Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë, me të cilët biseduam për çështjet dhe problemet që preokupojnë diasporën tonë si dhe për rikthimin dhe riorganizimin e PDK-së, ku u vërejt një gatishmëri e lartë si asnjëherë më parë për fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Diasporë si dhe rikthimin e saj në krye të shtetit me qëllim të kthimit të dinjitetit qytetarë dhe qeverisjes së mirë.
Diaspora jonë është promotori i të gjitha ngjarjeve historike të cilët kanë patur një rol të jashtëzakonshëm në luftën për liri dhe pavarësi si dhe në zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik të vendit.