Reçica në panelin qendror të konferencës regjionale në Berlin
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në Berlin mbi “Dinamikat e reja të teknikave dhe arsimit profesional në Ballkanin Perëndimor“ (New Dynamics of Technical and Vocational Education in the Western Balkans), e cila po zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Në ditë e dytë, sot u mbajt sesioni qendror i kësaj Konference, në të cilën kanë marrë pjesë ministra nga Ballkani Perëndimor, të cilët i janë drejtuar të pranishmeve në panelin kryesor për të prezantuar përkushtimin e qeverive të Ballkanit Perëndimor, lidhur me arsimin dhe aftësimin profesional si dhe modernizimin dhe digjitalizimit e shkollave profesionale.
Ndryshimet, të cilat po ndodhin me zhvillimin ekonomik, teknologjinë, konkurrencën globale, pritshmëritë e klientëve, përditësimin e kornizës ligjore dhe digjitalizimin janë duke drejtuar kah një ndryshim i tregut të punës. Të gjitha këto sfida duhet të trajtohen dhe kërkojnë një angazhim të thellë me qëllim që të modernizojmë dhe digjitalizojmë sistemin e shkollave të arsimit profesional.
Në këtë panel ministri Reçica theksoi se së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë të përkushtuar dhe janë në bashkëpunim të ngushtë që të ngrisin nivelin e arsimit dhe trajnimit profesional në Kosovë me qëllim që profilet e arsimit profesional të jenë në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe me këtë të kemi fuqi punëtore profesionale , e cila do të ndikojë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe uljen e papunësisë.
Reçica gjithashtu ka theksuari se Qeveria e Kosovës ka hartuar një numër të madhe të Dokumenteve Strategjike si: Strategjia Nacionale për Zhvillim, Plani Strategjik për Arsim në Kosovë, Korniza bërthamë e kurrikulave për arsim profesional , Strategjinë Sektoriale të MPMS dhe Planin e Punësimit të të rinjve etj. Gjithashtu janë duke u ndërmarrë veprime konkrete si në vijim: Zhvillimi i standardeve të profilit, zhvillimi i kurrikulave bazuar në kompetenca dhe përditësimi në përputhje me nevojat e tregut të punës, e cila promovon qasje bazuar në kompetenca etj.
“Vetëm një sistem i fortë i arsimit profesional mund të ul nivelin e papunësisë dhe mund të ngris nivelin e zhvillimit ekonomik. Nëse nuk kemi fuqi punëtore të kualifikuar në përputhje me nevojat e tregut të punës, atëherë nuk do të kemi as ekonomi të zhvilluar dhe as mirëqenie sociale”, theksoi Reçica.
Në margjina të kësaj konference, ministri Reçica i shoqëruar nga Ambasadori Astrit Zemaj, u takua me Sekretaren Parlamentare të Shtetit Federal të Gjermanisë, Maria Flachsbarth dhe gjithashtu pati një takim të veçantë me ministrat e vende të Ballkanit Perëndimor.