Reçica në përkrahje të Pacollit: Nuk duhet të shfrytëzohet politikisht karantinimi i qytetarëve
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Skender Reçica, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe asnjë institucion tjetër nuk duhet ta shfrytëzojë politikisht karantinimin e qytetarëve të vendit, nëse dëshmojnë me dokumentacion se nuk janë të prekur me Covid-19.
Ky reagim i tij ka ardhur pas ndalesës që i është bërë liderit të AKR-së, Behgjet Pacollit, për të lëvizur në Kosovë duke e kushtëzuar me karantinim në Qendrën e Studentëve.
“Në vend të kësaj, institucionet gjegjëse duhet shtuar numrin e testimeve, për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit. Nuk duhet harruar faktin që jemi ndër vendet e fundit në Evropë për numrin e të testuarëve në 1 mil banorë! Në emër të kësaj pandemie, nuk guxon të cenohen të drejtat e të zgjedhurve të popullit për realizimin e aktiviteteve dhe detyrave të tyre e aq më pak udhëhequr nga inatet politike e partiake”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/