Reçica në Strasburg, kërkon çasjen e Kosovës në fondet e BE-së

09 mars 2022 | 21:48

Reçica në Strasburg, kërkon çasjen e Kosovës në fondet e BE-së për ta tejkaluar krizën e rëndë ekonomike që ka kapluar kosovarët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili po merr pjesë në takimet zyrtare në Strasburg në kuadër të bashkëpuninit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, po kërkon që BE ti jep Kosovës mundësi çasjeje në fondet për rimëkëmbje ekonomike, pasi siç thotë ai, Kosova po kalon nëpër një krizë të rëndë me ngritjen e papërballueshme të çmimeve.

Reçica ka njoftuar përmes faqes së tij zyrtare në Facebook se në sesionin e diskutimeve që do të mbahet të enjten, do të flas për krizën energjetike dhe ndikimin e saj në rimëkëmbjen pas pandemisë, me thek në domosdoshmërinë e qasjes së Kosovës në fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për rimëkëmbjen pas pandemisë dhe përballimin e krizës, veçanërisht në fushën e diversifikimit të burimeve të energjisë, digjitalizimin, efiqiencën e energjisë dhe tranzicionin energjetik që është i pashmangshëm, përveçse i dobishëm e i nevojshëm.

“Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim Bashkimi Evropian – Kosovë, sot në Strasburg, në Parlamentin Evropian, hapi punimet e takimit të tetë të tij, me ç’rast pritet të shkëmbehen pikëpamjet për gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Ky takim është i veçantë duke qenë se po mbahet nën rrethana të një krize ekonomike dhe jo vetëm, e cila e ka kapluar edhe Kosovën. Prandaj, më shumë se kurrë dhe sa më parë na duhet një koordinim dhe bashkëveprim me Bashkimin Evropian për ballafaqimin me këtë krizë por edhe tejkalimin e saj”, tha Reçica.

Në fund të punimeve, Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim Bashkimi Evropian – Kosovë pritet të miratojë Deklaratën e Përbashkët me Rekomandime për institucionet ekzekutive të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja ka kaluar në epërsi në ndeshje ndaj Real Madridit…