Reçica: Nisma është duke u rritur në çdo cep të Kosovës

24 tetor 2018 | 21:07

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka thënë se Nisma Socialdemokrate në rrugëtimin e saj politik është duke u rritur në çdo cep të Kosovës. “Nisma Socialdemokrate në rrugëtimin e saj politik është duke u rritur në çdo cep të Kosovës. Falë punës, angazhimit të madh dhe mbajtjes së fjalës së dhënë, të prirë nga Kryetari i partisë z.Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar z.Krasniqi, zëri Socialdemokrat po dëgjohet në të gjitha shtresat e popullatës. Në takimin e përbashkët të strukturave drejtuese të degëve të Regjionit të Prishtinës, dega e Lipjanit, Shtimes, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe ajo Podujevës, rikonfirmuam bashkërisht gatishmërinë e vazhdimit të rrugëtimit tonë të pandalshëm drejt rritjes së NISMA’s dhe shtrirjes së idesë socialdemokrate”, ka shkruar Reçica në profilin e vet në “Facebook”.

Ai më tej theksoi se filozofia e përbashkët politike i bashkon njerëzit që t’i japin vendit dhe qytetarëve një të ardhme të ndritur, qeverisje të mirë, përmirësim të kushteve jetësore e mirëqenie sociale, shkollim e arsim më të mirë, shërbime më cilësore shëndetësore. “Nisma Socialdemokrate po tregon se kjo është filozofia politike më e mirë për vendin dhe duhet të shërbej si model për të gjithë. Ne funksionojmë si një familje!”, është shprehur ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë  ka nisur procedurat për ligjërimin e përdorimit…