Reçica para bujqëve dhe fermerëve prezanton vizionin e PDK-së dhe të Bedri Hamzës për një bujqësi moderne dhe konkurruese

04 shkurt 2025 | 22:14

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica para bujqëve dhe fermerëve ferizajas ka prezantuar vizionin e PDK-së dhe të Bedri Hamzës për një bujqësi moderne dhe konkurruese.

“Me qeverisjen tonë, fermerët do të kenë më shumë mbështetje – subvencione të garantuara, lehtësime fiskale dhe investime në infrastrukturë”, ka thënë Reçica.

Njoftimi i plotë:

Në Ferizaj, në takimin madhështor me bujq dhe fermerë, u prezantua vizioni i PDK-së dhe i Bedri Hamzës për një bujqësi moderne dhe konkurruese.

Me qeverisjen tonë, fermerët do të kenë më shumë mbështetje – subvencione të garantuara, lehtësime fiskale dhe investime në infrastrukturë. Do të sigurojmë rritje të prodhimit, zgjerim të tregjeve dhe zhvillim të qëndrueshëm për sektorin bujqësor.

Më 9 shkurt, zgjedhim një ekonomi që fuqizon fermerët dhe i jep bujqësisë vendin që meriton! Ferizaj i bashkuar për një Kosovë që prodhon dhe zhvillohet!

#PDK131 | #MaMirë

#BedriHamzaKryeministër

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Ilir Tahiri, ka shkruar mbi…