Reçica pas tubimit me veteranët: PDK mbështet çdo kategori të dala nga lufta

26 janar 2025 | 18:47

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka theksuar përkushtimin e partisë për mbështetje të kategorive të dala nga lufta, pas një tubimi me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Bedri Hamza, për një qeverisje që nderon dhe mbështet të gjitha kategoritë e dala nga lufta. PDK-ja mbetet e përkushtuar për t’i dhënë secilës kategori respektin dhe mbështetjen që meriton”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Postimi i plotë:

Në takimin madhështor me familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u prezantua vizioni i PDK-së dhe i kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza, për një qeverisje që nderon dhe mbështet të gjitha kategoritë e dala nga lufta.

PDK-ja mbetet e përkushtuar për t’i dhënë secilës kategori respektin dhe mbështetjen që meriton.

Bashkë për një Kosovë më të mirë!

#PDK131 | #MaMirë
#BedriHamzaKryeministër

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni për Familje është dënuar përsëri me 5 mijë euro…