Reçica: PDK po kthehet fuqishëm në mërgatë, formon nëndegë edhe në Annemasse të Francës
Kryetari i Komisionit për organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica, ka njoftuar se është formuar edhe një nëndegë e PDK-së në Francë. Reçica ka bërë të ditur se bëhet fjalë për nëndegën e PDK-së në Annemasse të Francës e ku kryetar u saj është zgjedhur Fatos Qerimi.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
PDK po kthehet fuqishëm në mërgatë, sepse mërgata për çdo ditë po përqafon programin politik të saj.
Sot, u formua nëndega e PDK-së në Annemasse të Francës. Fatos Qerimi zgjedhet Kryetar.
Gjithashtu, u zgjodhën anëtarët e kryesisë si dhe nënkryetarët, Sokol Ramushi, Hysnije Pira e Nexhat Ferizi.
Në pamundësi të prezencës sime sot në këtë Kuvend, morën pjesë kolegu Qalaj, kryetari i PDK-së për Francë, Sami Islami, Vahide Bujupi Qerimi, nga dega e Zvicrës dhe anëtari i Komisionit për Mërgatë, Arton Musliu, si dhe përfaqësues nga nëndega e Parisit, Lyonit e Gjenevës.
Urime e suksese! 🙌