Reçica: Përpjekjet për trajtim të dinjitetshëm të pensionistëve po shtohen në vazhdimësi
16 janar 2019
| 12:29
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi dhe sekretarin, Hasan Berisha, me të cilët ka diskutuar rreth gjendjes së pensionistëve në vend dhe reformës së sistemit pensional që ka ndërmarrë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Përpjekjet tona për trajtim të dinjitetshëm të pensionistëve tanë po shtohen në vazhdimësi me veprime konkrete. Ofrova gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Lidhjen e Pensionistëve në përmbushjen e kërkesave të tyre, brenda mundësive tona si institucion”, ka thënë Reçica pas takimit.
/Epoka e re/