Reçica: Personat e riatdhesuar do të kenë mbështetje socioekonomike
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Caritasin zviceran në kuadër të projektit “SUREP” i cili synon të kontribuojë në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre në Kosovë përmes këshillimit dhe mbështetjes socioekonomike.
Ai ka bërë me dije se ky projekt synon të mbështesë posaçërisht grupet e cenueshme të të riatdhesuarve siç janë nënat e vetme me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të kthyerit nga zonat e konfliktit.
“Sapo nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me Caritasin zviceran, në kuadër të projektit SUREP i cili synon të kontribuojë në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre në Kosovë, përmes këshillimit dhe mbështetjes socioekonomike. Projekti është i rëndësisë së veçantë ngaqë synon të mbështesë posaçërisht grupet e cenueshme të të riatdhesuarve siç janë nënat e vetme me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të kthyerit nga zonat e konfliktit”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/