Reçica: Po punojnë në avancimin e shërbimeve sociale (Video)

06 qershor 2018 | 15:28

Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar raportin e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare, si dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare.

Me këtë rast, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka thënë se janë duke punuar në avancimin e shërbimeve sociale dhe familjare.

“Me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të shërbimeve sociale, MPMS-ja ka arritur që të licencojë mbi 800 punëtor socialë dhe 25 OJQ, si ofrues të shërbimeve sociale familjare si dhe ka aprovuar 22 standarde minimale për shërbime sociale dhe familjare”, ka thënë Reçica.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/skender.recica74/videos/221850021748347/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iniciativa për Progres - INPO ka publikuar indeksin e kënaqshmërisë…