Ministri Reçica premton rritje të pensioneve bazë për të moshuarit

15 qershor 2020 | 10:38

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, të hënën në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj të Moshuarve, ishte për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, shtëpi në të cilën janë të sistemuar mbi 70 persona të moshuar.

Gjatë kësaj vizite në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ministri Reçica, theksoi se, ne si shtet dhe shoqëri duhet të bëjmë akoma më shumë për këtë kategori të qytetarëve dhe pikërisht kjo ishte arsye e kësaj vizite, pra për të shprehur gatishmërinë tij dhe të dikasterit që drejton për të bërë më të mirën e mundshme që këta bashkëqytetarë të kenë kushte dhe shërbime sa më të mira jetese.

“MPMS-ja në koordinim me institucionet tjera gjegjëse është duke u kujdesur që të sigurojmë buxhetin e nevojshëm për gjithë të moshuarit që janë të përfshirë nëpër skemat pensionale dhe sociale dhe po ashtu të sigurojmë shërbime adekuate në qendrat e të moshuarve”, ka theksuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Ai ka premtuar për të ardhmen rritje të pensionit bazë për të moshuarit në Kosovë.

“Do të shikojmë mundësitë që ai pension bazë në të ardhmen të jetë më i lartë sesa që është tani. Do të shikohen të gjitha mundësitë që t’u krijojmë kushte në aspektin buxhetor, që të paktën pensioni bazë që quajmë ne të jetë në gjendje tjetër sesa që është tani”, ka deklaruar ministri Reçica.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja filipinase, Maria Ressa, shefja ekzekutive e një faqeje që…