
Reçica publikon video: ‘Po bëhet manipulimi i votave të mërgatës’
17 janar 2025
| 15:51
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” një video ku shihet një person duke plotësuar fletëvotimet e shumta para vetes, derisa në sfond dëgjon fjalimin e kryeministrit Albin Kurti nga televizori.
“Pamjet e publikuara ku shihen persona duke manipuluar votat e mërgatës janë një goditje në të drejtën e çdo qytetari për një votë të ndershme”, ka shkruar Reçica në postim.
Ai ka thënë se institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë, të identifikojnë përgjegjësit dhe të sigurojnë se manipulimi i votës nuk do të tolerohet.
“Vota është e shenjtë, dhe çdo përpjekje për ta deformuar atë është tradhti ndaj qytetarëve dhe perspektivës së vendit tonë”, ka shkruar Reçica.