Reçica: Qeveria Kurti e bllokoi ndërtimin e spitalit të Ferizajt

15 qershor 2021 | 12:10

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka kritikuar qeverinë për bllokim për përfundimin e punëve për ndërtimin e spitalit regjional të Ferizajt.

Ai ka thënë se spitali regjional i Ferizajt do të përurohej sot, në shënimin e 22-vjetorit kur spitali ushtarak i UÇK-së i Zonës Operative së Nerodimës që kishte qenë në shpellën e lakuriqëve kishte zbritur në qytet.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për të gjithë qytetarët e regjionit të Ferizajt dhe është një moment historik. Sot 22 vjet spitali ushtarak i UÇK-së i Zonës Operative të Nerodimes i cili ka qenë në shpellën e lakuriqëve, ata të plagosur ushtarët dhe civilët kanë zbritur dhe është themeluar spitali i regjionit të Ferizajt dhe të gjithë qytetarët e dinë që është një ditë shumë e veçantë historike. Prej atij momenti pastaj kanë vazhduar angazhimet dhe punët për ta filluar dhe për ta përmbyllur ndërtimin e objektit të spitalit regjional të Ferizajt. Mirëpo përkundër angazhimit dhe përkundër fuqizimit të kësaj ideje, sidomos dhe veçanërisht nga PDK-ja, e cila këtu e tri vjet më përpara e ka filluar ndërtimin e spitalit dhe ka qenë i paraparë që sot më 15 qershor, ditën e 22-vjetorit të zbritjes së të plagosurve, ushtarëve dhe civilëve të përurohet ky objekt. Mirëpo edhe qeveria paraprake Kurti e cila i ka shkurtuar në maksimum mjetet buxhetore për vazhdimin e ndërtimit të spitalit regjional të Ferizajt. Po ashtu edhe qeveria Kurti tash ka shkuar në hap më përpara dhe e ka ndaluar, e ka bllokuar ndërtimin e spitalit të Ferizajt”, ka thënë Reçica.

Ai ka thënë se me ndërtimin e spitalit do të mund të trajtoheshin 250 mijë banorë të Ferizajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi rinovoi kontratën me Vllazninë edhe për sezonin tjetër, Thomas…