Reçica: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve

15 janar 2025 | 11:26

Ish-luftëtari i UÇK-së, Elmi Reçica ka përkujtuar masakrën e Reçakut në përvejtorin e 26-të.

Reçica ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve, ndërsa kryesit duhet të dalin përpara drejtësisë.

Postimi i plotë i Reçicës:

Në Reçak, 26 vite më parë, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme dhe më mizore kundër njerëzve të pambrojtur.

Masakra e Reçakut paraqet dëshminë më faktike të politikës së planifikuar dhe të organizuar zyrtare serbe për krimet e kryera, kjo masakër e pati tronditur bashkësinë ndërkombëtare dhe mbarë opinionin demokratik e liridashës botëror.

Përgjithmonë do ta vlerësojmë dhe nderojmë kontributin tejet të çmuar të ambasadorit Wiliam Walker dhe veçanërisht i vuri në lëvizje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sensibilizuar dhe trajtuar çështjen e Kosovës. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve, ndërsa kryesit duhet të dalin përpara drejtësisë.

Nderim, kujtim dhe lavdi e përjetshme për gjithë martirët e atij krimi barbar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që ishte vrarë më…