Reçica shkon në Gjakovë, takon rininë dhe banorët e Kralanit, merr përkrahje për Nismën

02 shkurt 2021 | 21:34

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Skender Reçica, ka qëndruar sot në Gjakovë, ku është takuar me rininë e Nismës Socialdemokrate dhe banorët e Kralanit.

Reçica në këto takime ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet, Fazli Hoxha.

Reçica ka bërë me dije se banorët e Kralanit konfirmuan rreshtimin e palëkundur me çlrimtarët.

“Prioritet i yni do të vazhdojë të jetë mbrojtja e vlerave të luftës dhe shtetndërtimit, angazhimi për edukim dhe ngritje profesionale të të rinjëve. Të bashkuar me Çlirimtarët! #121 #110”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së, Haxhi Shala, ka takuar banorët…