Reçica: Sot është dita kur historia jonë mori drejtimin e saj

17 nëntor 2024 | 13:55

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, deputeti Elmi Reçica ka kujtuar 17 nentorin e vitit 1994, ditën e themelimit të Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës.

“Sot është dita kur historia jonë mori drejtimin e saj – dita kur zemrat e shqiptarëve të Kosovës u ndezën me guximin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Reçica.

Urimi i plotë i tij:

17 Nëntori – Ditëlindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot është dita kur historia jonë mori drejtimin e saj – dita kur zemrat e shqiptarëve të Kosovës u ndezën me guximin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

UÇK-ja nuk ishte thjesht një ushtri – ishte thirrja e çdo shqiptari për liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar në tokën e tij. Ishte betimi i dëshmorëve tanë, ëndrra e fëmijëve tanë dhe amaneti i të parëve tanë.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës vështirë se do…