Reçica takohet në Prizren me shokë dhe bashkëluftëtarë: Bashkë për të ardhmen që e meritojmë!
02 shkurt 2025
| 15:31
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 17, Elmi Reçica është takuar në Prizren me shokë dhe bashkëluftëtarë.
Ai ka thënë se janë bërë bashkë për një të ardhme që e meriton Kosova dhe qytetarët e saj.
“Në Prizren, mes shokëve, bashkëluftëtarëve, bashkëveprimtarëve dhe ish të burgosurve politikë. Një takim i mbushur me kujtime, përkushtim dhe vendosmëri për të vazhduar rrugën e sakrificës dhe vizionit për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar! Bashkë për të ardhmen që e meritojmë!”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.