Reçica takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore, flasin për reformat në fushën sociale
09 tetor 2018
| 14:18
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, me të cilët ka diskutuar rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga MPMS-ja me theks të veçantë në fushën sociale.
Në kuadër të kësaj, gjatë këtij takimi është diskutuar rreth draftit të parë të raportit të Bankës Botërore sa i përket rishikimit të Skemës së Ndihmës Sociale.
Me këtë rast ministri Reçica ka falënderuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për ndihmën që po i japin MPMS-së jo vetëm sa i përket reformës sociale, por edhe reformave tjera të ndërmarra.
Kurse Stephanie Brodmann, përfaqësuese e Bankës Botërore ka thënë se mbështetja e tyre për iniciativat e MPMS-së do të vazhdojë edhe më tutje.
/Epoka e re/