Reçica takon ambasadorin Kosnett, flasin për reformat në MPMS
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka pritur në takim ambasadorin e ri të ShBA-së në Kosovës, Philip Kosnett, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që shteti i tij është duke i dhënë Kosovës.
“Pata kënaqësinë të pres në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip Kosnett me të cilin biseduam për reformat e ndërmarra nga MPMS-ja, reforma që kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies së përgjithshme për qytetarët e Kosovës. Ambasadorin Kosnett e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-të po i japin Kosovës, në të gjitha fazat e saj të shtetndërtimit dhe në veçanti e falënderova për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për formimin e ushtrisë së saj”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/