Reçica takon bashkëveprimtarët dhe miqtë e tij të veçantë: Takime të tilla sjellin kujtime të paharrueshme dhe momente emocionuese
Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica ka qëndruar për disa ditë në shtetin helvetik. Reçica ka takuar strukturat e Degës së PDK-së, në Zvicër, të udhëhequr nga Ragip Xhaka. Në Zvicër në nderim të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, është organizuar një manifestim madhështor nga Dega e PDK-së në këtë shtet, ku kanë marrë pjesë mbi 1 000 bashkatdhetar. Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, njëherit deputeti Elmi Reçica ka takuar edhe Plakun dhe Agronin, dy bashkëveprimtarët dhe miqtë e tij të veçantë, për decenie të tëra. Kështu ka bërë të ditur vet Reçica në llogarinë e tij në “Facebook”.
” Nuk mund të kthehesh nga Zvicra për në Kosovë, pa u takuar me Plakun dhe Agronin, dy bashkëveprimtarët dhe miqtë e mi të veçantë, për decenie të tëra. Takime të tilla sjellin kujtime të paharrueshme dhe momente emocionuese. Ndejën e begatoj edhe Vetoni me prezencën tij.”, ka shkruar ndër tjera deputeti Reçica.