Reçica takon mërgimtarin që është zgjedhur këshilltar bashkiak në qytetin e Mynihut
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica dhe njëherësh edhe udhëheqës i Departamentit të Diasporës nga PDK, ka takuar sot në Prishtinë mergimtarin Deli Balidemaj, për të cilin Reçica ka theksuar se është një mërgimtar jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili para disa ditësh është zgjedhur këshilltar bashkiak në qytetin e Mynihut, pozitë kjo mjaft e rëndësishme në shtetin gjerman.
“Me këtë rast, i urova shumë suksese në përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në jetën politike gjermane. Puna, angazhimi, dhe bashkëpunimi me mërgimtarët e tjerë, e bëjnë atë një promotor të vlerave kulturore dhe të drejtave të shqiptarëve në mërgatë”.
“Biseduam për rolin dhe rëndësinë që ka mërgata jonë, integrimin e saj në shoqërinë gjermane, rëndësinë e ruajtjes së identitetit, për rolin dhe rëndësinë që kanë bizneset shqiptare të mërgatës në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.