Reçica takon tre kandidatët e PDK-së për deputetë nga diaspora

27 janar 2021 | 13:56

Departamenti për Diasporë në PDK, ka mbajtur takim me tre kandidatët për deputetë të PDK-së nga diaspora.

“PDK-ja nuk është e vetmja parti që përgjatë qeverisjes së saj ka pasur edhe gabime, por është e vetmja e cila gabimet e saj i ka pranuar. Rikthimi i fuqishëm i PDK-së në diasporë, paraqet përmirësimin e një gabimi të tillë”, ka thënë  Elmi Reçica, drejtor i departamentit për diasporë në PDK.

Ai në vazhdim u uroi suksese të tre kandidatëve nga diaspora për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Haki Morina falënderoi për punën e Departamentit për diasporë, e cila sipas tij ka rikthyer PDK-në fuqishëm pranë gjithë qytetarëve tanë atje.

“Me dëshirë kam ardhur nga Nju Jorku për t’i bërë shërbim PDK-së. Shteti ynë nuk e ka luksin të lëvizë majtas, pasi ai nuk mund të zhvillohet e rimëkëmbet me politika të tilla”, tha Arben Dautaj, kandidat i PDK-së nga Nju Jorku.

Ndërsa Ibrahim Ceka, në fjalën e tij tha se ne kandidatët do të jemi zë i fuqishëm dhe urë lidhëse mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe diasporës.

Në fund të takimit, të tre kandidatët, bashkë me departamentin e PDK-së për diasporë, ju bën ftesë të gjithë qytetarëve tanë jashtë vendit të votojnë në mënyrë masive për PDK-në, sepse vota e tyre është votë për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë-Plagë…