Reçica: Të rinjtë e diasporës po arrijnë majat e suksesit, PDK do të jetë aleat i tyre

22 janar 2022 | 17:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka takuar Edon Hasanin, i cili si bursist nga Kosova ka shkuar për studime në Gjenevë të Zvicrës dhe sot drejton një kompani të suksesshme që ofron konsulencë edhe për krerë të shteteve të ndryshme të botës.

Reçica thotë se PDK do të jetë gjithmonë pranë diasporës dhe me koordinimin e ri e të plotë me ta do të arrijnë që njerëzit tanë që kanë arritur majat e suksesit në diasporë të kthejnë energjinë dhe kapitalin e tyre për zhvillimin edhe të vendlindjes.

Deklarata e plotë e deputetit Elmi Reçica:

Gjatë aktiviteteve të shumta në Gjenevë ku po konsolidojmë e rrisim nëndegën e PDK-së në këtë Kanton, po takoj edhe shqiptarë të profileve të ndryshme në shtetin mik të Zvicrës.

Edon Hasani i cili ka lindur dhe është rritur në Mitrovicën e matanë Ibrit, i dëbuar nga vendlindja e tij e dashur, ka ardhur në Zvicër si bursist në Universitetin e Gjenevës ku ka mbaruar studimet me suksese të larta.

Falë punës dhe angazhimit, Edoni i cili ka arritur majat e suksesit, më tregoi se aktualisht me kompaninë e tij të konsulencës po menaxhon kampanjë zgjedhore për kandidatatët që shumë shpejt do të bëhen president dhe po ashtu u jep konsulencë edhe korporatave të mëdha në Evropë në fushën e marketingut.
Rrugëtimi jetësor dhe profesional i Edonit është impresionues!

PDK do të jetë gjithmonë pranë diasporës dhe me koordinimin e ri të plotë do të arrijmë që njerëzit tanë që kanë arritur majat e suksesit në diasporë të kthejnë energjinë dhe kapitalin e tyre për zhvillimin edhe të vendlindjes.https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=499206344897061&id=100044230999664

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar sot ashpër…