Reçica thotë se për shtesat e fëmijëve duhet të hartohen edhe dokumente shtesë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka bërë me dije se për fillimin e dhënies së shtesave për fëmijët do të duhet që të hartohen edhe disa dokumente në mënyrë që të zbatohen rekomandimet e dala nga rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Pavarësisht kësaj, Reçica ka thënë se është herët të thuhet se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit ky proces.
“Realisht unë mendoj që tani për tani është herët të flitet për buxhetin sepse jemi në fazën fillestare vetëm pasi te fillohet analizave në tersi te shihet cilat grupe do të preken cilat grupe do të beshten mandej do të vije deri të kostoja e shtesave për fëmijë që do të dihet më vonë”.
“Si ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi në kuadër të sistemit pensional në vend dhe me koncept- dokumente që pritet të miratohet nga Qeveria dhe vitin e ardhëm do ta kemi edhe draftligjin me punën pensionale”, ka thënë Reçica për “Ekonomia Online”.