
Reçica: U përulemi përherë të gjithë të rënëve për liri
05 maj 2018
| 16:42
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka marrë pjesë sot në përurimin e Kompleksit Memorial të Zonës Operative të Llapit.
Reçica përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se falë të rënëve për atdhe, ne gëzojmë lirinë.
Shkrimi i plotë i ministrit Reçica:
Në Llap, bashkë me deputetin Haxhi Shala morëm pjesë në përurimin e kompleksit memorial të dëshmorëve, në ballë të së cilës rrinë Ali Ajeti me Hakifin.
Urojmë gjithë kombin për 5 Majin, ditën e dëshmorëve! Urime Tiranës, Prishtinës e Shkupit! Urime Monumenti Mëmëdhe! Urojmë t‘i mbledhësh gjithë dëshmorët në gjirin tënd!
U përulemi përherë të gjithë të rënëve dhe atyre që dhanë kontributin, që ne sot të gëzojmë lirinë.