Reçica: Urime përvjetorët rini e mrekullueshme!
Shefi i Departamentit për Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka marrë pjesë në përvjetorin e 24 të Rinisë Demokratike të Kosovës.
“Në 24-vjetorin e Rinisë Demokratike të Kosovës dhe një vjetorin e Konventës së RDK-së, së bashku me kolegët nga partia, festuam arritjet dhe sukseset e të rinjve, të cilët nuk kanë ndalur asnjëherë punën, përkushtimin dhe ëndrrën e tyre për një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar”, ka shkruar ndër tjera në urimin e tij, drejtuar të rinjëve.
Urimi i plotë i Reçicës:
Në 24-vjetorin e Rinisë Demokratike të Kosovës dhe një vjetorin e Konventës së RDK-së, së bashku me kolegët nga partia, festuam arritjet dhe sukseset e të rinjve, të cilët nuk kanë ndalur asnjëherë punën, përkushtimin dhe ëndrrën e tyre për një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar.
Frymëzuar nga videoincizimi që ndoqëm gjatë këtij aktiviteti, inkurajoj edhe më shumë të gjithë të rinjtë të vazhdojnë të ndjekin rrugën drejt të ardhmes së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës.
Urime përvjetorët rini e mrekullueshme!
Gëzuar!