Reçica uron festën e Kurban Bajramit
20 gusht 2018
| 21:45
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka uruar festën e Kurban Bajramit.
“URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT! Uroj që tek të gjithë NE të mbretërojë solidariteti, respekti dhe dashuria mbi të gjitha. Sakrifica për të mirën dhe të drejtën, për kombin, atdheun dhe gjithë njerëzimin të jenë udhërrëfimi Ynë. Gëzuar!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.