![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/IMG_9438-1.jpeg)
Reçica uron klubin futbollistik “Dinamo” për arritjen e madhe në futbollin kosovar
Klubi futbollistik “Dinamo” nga Ferizaj i cili ndonëse i themeluar vitet e para të pasluftës, me përkushtim, disiplinë, angazhim të lojtarëve dhe drejtuesve të klubit, arritën që të rangohen si të parët e grupit në Ligën e Parë të Futbollit.
E për këtë sukses të jashtëzakonshëm ka reaguar edhe deputeti ferizajas i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica.
Reçica e ka uruar klubin “Dinamo” për arritje e tyre të madhe dhe ngritjen në Ligën e Parë të Kosovës.
“Urimet më të sinqerta për klubin futbollistik “KF Dinamo” nga Ferizaj për arritjen e tyre të madhe në futbollin kosovar!”, ka shkruar Reçica.
Urimi i plotë i Reçicës:
Urimet më të sinqerta për klubin futbollistik KF “Dinamo” nga Ferizaj për arritjen e tyre të madhe në futbollin kosovar!
Është vërtetë një sukses i jashtëzakonshëm të fillosh nga liga e tretë, për të vazhduar në ligën e dytë, dhe sot pas një ndeshje fer arritën të kalojnë në ligën e parë. Ky është një rrugëtim i paharrueshëm dhe një histori frymëzuese për të gjithë ata të cilët e duan futbollin.
Ju uroj suksese të mëtejshme për klubin tuaj në sezonet që vijnë, dhe shpresoj që në vitet e ardhshme Ferizaj t’i ketë dy ekipe në superligë.
Urime!