Reçica vazhdon aktivitetin në mërgatë, së bashku me Isak Nezirin e Adhurim Krasniqin themelojnë nëndegët e PDK-së në Lindau dhe Bodense të Gjermanisë

11 nëntor 2024 | 17:20

Kryetari i Komisionit për Mërgatë në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Elmi Reçica, ka vazhduar me aktivitetet politike në Gjermani. Ai i shoqëruar nga kandidati për deputet, Isak Neziri dhe nënkryetari i degës së PDK-së për Zvicër, Adhurim Krasniqi, kanë themeluar nëndegën e PDK-së në Lindau për Bavari dhe Turingen, si dhe Bodensee në Baden Württemberg.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Së bashku me Isak Nezirin dhe me përfaqësues të Degës së PDK-së nga Zvicra, në krye me nënkryetarin Adhurim Krasniqi, morëm pjesë në themelimin e dy nëndegëve të reja të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjermani. Në Lindau, nëndega për Bavari dhe Thurningen do të drejtohet nga kryetarja Arjeta Hajdari, ndërsa nëndega Bodensee në Baden Württemberg do të drejtohet nga kryetari, Sylejman Selimi.
PDK mbetet e përkushtuar për të zgjeruar dhe fuqizuar praninë e saj në diasporë, duke u afruar më pranë qytetarëve tanë që jetojnë atje, sepse zëri i tyre është i vlefshëm dhe pjesë e përbashkët e vizionit për një Kosovë më të fuqishme dhe të përparuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka pyetur ministren e…