Reçica viziton familjen e heroit Ahmet Kaçiku: Nëna Velime, një heroinë e vërtetë

19 janar 2025 | 10:55

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 17, Elmi Reçica, së bashku me kryetarin e OVL-UÇK në Ferizaj, Afrim Mehmetin dhe me bashkëluftëtarë, ka vizituar familjen e heroit të Kosovës, Ahmet Kaçikut, për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij në 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë.

“Nëna Velime, një heroinë e vërtetë dhe simbol i sakrificës, na priti me ngrohtësi, duke na kujtuar qëndresën dhe krenarinë e një familjeje që dha gjithçka për lirinë e Kosovës. Jeta dhe vepra e Ahmet Kaçikut janë frymëzim i përjetshëm për gjithë ne dhe brezat e ardhshëm. Lavdi jetës dhe veprës së tij të pavdekshme!”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete, Hava Mlinaku në tubimin në lagjen e…