Reçica viziton kompaninë që promovon prodhime “Made in Kosova” në Suedi
15 mars 2022
| 20:08
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, në vazhdën e takimeve në Suedi, ka vizituar sot një kompani të udhëhequr nga shqiptarët në Malmö.
Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka treguar rolin e rëndësishëm të kësaj kompanie në promovimin e prodhimeve vendore, sepse merret me shitjen e produkteve të ndryshme të prodhuara në Kosovë.
“Puna dhe angazhimi i palodhur i tre ndërmarrësve të suksesshëm, Hajredin Osmanaj, Fatlum Lubishtani dhe Besnik Syla, ka bërë që produktet e importuara nga Kosova të njihen për nga cilësia dhe të jenë konkurruese në tregun e Suedisë.”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/100044230999664/posts/534918514659177/