Reçica viziton OVLUÇK-në, diskutojnë për gjendjen e veteranëve

28 korrik 2020 | 14:05

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK).

Bashkë me kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati, kanë diskutuar për gjendjen e veteranëve në ketë situatë të vështirë pandemike dhe tema tjera me interes të përbashkët.

“Kryetarin Gucati e njoftova dhe mora mbështetjen e plotë të tij për nismat tona lidhur me ndryshimet e nevojshme ligjore që ua mundëson të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së të drejtën për të punuar ne sektorin privat, si dhe për lejimin e përfitimit edhe të pensioneve meritor për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës”.

“Me kryetarin Gucati u dakorduam dhe u dhashë mbështetje që të gjitha hallet dhe kërkesat e tyre do realizohen konform mundësive tona buxhetore dhe legjislacionit në fuqi”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit në nivelin e…