Reçica për mediet gjermane: Lehtësoni procedurat burokratike për qytetarët e Kosovës
Njëra ndër gazetat më prestigjioze në Gjermani “Suddetusche Zeitun”, si dhe media të tjera gjermane i kushtuan vëmendje vizitës së ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në Landin e Baden Wurttemberg-ut të Gjermanisë.
Mediet gjermane theksuan rëndësinë e arsimit profesional dual të të rinjve në funksion të migrimit për punë, gjë që ministri Reçica në vazhdimësi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm në takimet që pati gjatë vizitës së tij.
“Projektet e përbashkëta në mes të Kosovës me ‘Diakonie’ dhe punëdhënës të ndryshëm gjerman, po hasin në vështirësi, nisur nga marrja e vizave dhe njohja e diplomave nga Kosova, procedurë e cila zgjatë deri në 14 muaj kohë”, ka theksuar ministri.
Reçica, me këtë rast i ka bërë thirrje Berlinit: “Lehtësoni procedurat burokratike mes dy vendeve tona”, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të mundësive për qytetarët tanë, njëlloj sikurse për ata të Evropës.